Sport

Një kundërshtar për Usyk

Nga Gazeta Si – Teddy Atlas mendon se ka vetëm një njeri që do t’i jepte Oleksandr Usyk një sfidë të denjë në ndeshjen e tij të fundit.

Ukrainasi Usyk ka qenë pothuajse i paprekshëm gjatë gjithë karrierës së tij në boks — që nga nivelet amatore, ku fitoi Medaljen e Artë Olimpike, e deri te karriera profesionale.

Në vetëm 24 ndeshje, ai ka pastruar tërësisht kategorinë “cruiserweight”, duke u bërë kampion i padiskutueshëm, dhe më pas u ngjit në kategorinë e rëndë, ku bëri të njëjtën gjë — jo një herë, por dy herë.

Ai është boksieri i parë në epokën e katër brezave që ka arritur këtë sukses, pasi ka mposhtur emra si Anthony Joshua, Daniel Dubois dhe Tyson Fury, të gjithë nga dy herë.

Në moshën 38-vjeçare, Usyk po i afrohet fundit të karrierës së tij. Trajneri legjendar, tani analist, Teddy Atlas, përmendi emrin e një njeriu që, sipas tij, do të ishte kundërshtari perfekt për ndeshjen e fundit të kampionit të madh “pound-for-pound”.

Ai është Alex Pereira, ylli brazilian i MMA-së, dy herë kampion Bote në peshën e lehtë të rëndë në UFC-së dhe ish kampion Bote në peshën e mesme. Ai do të përbënte një sfidë shumë të ndryshme për Usyk-un, i cili aktualisht ka obligimin zyrtar nga WBO përballë Fabio Wardley, nëse dëshiron të mbajë të gjitha brezat e tij.

Pereira nuk është boksier tradicional — ai është një emër i madh, një luftëtar frikësues, dhe ka shprehur interes për të kaluar në boks, megjithëse në Shkurt të vitit 2024 nënshkroi një kontratë me 8 ndeshje me UFC-në, nga të cilat i kanë mbetur edhe tre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë