Gazeta Si – Një tërmet i fortë me magnitudë 6.0 u regjistrua në Turqi, 8 kilometra nga Sindirgi dhe 59 kilometra nga kryeqyteti rajonal i Balikesirit.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë dhe USGS, tërmeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash në orën 8:48 të mbrëmjes së të hënës sipas orës shqiptare. Deri tani, nuk ka raportime për viktima, vetëm për të plagosur dhe shmbje banesash
Pas tërmetit kryesor, u regjistruan gjithsej 330 lëkundje pasuese gjatë një periudhe prej afërsisht 13 orësh, nga ora 22:48 e djeshme deri në orën 11:00 të sotme.
Balıkesir Sındırgı merkezli 6.1 büyüklüğündeki depreme İzmir'deki bir kahvehanede oyun oynarken yakalanan vatandaşların o an yaşadıkları kamerada pic.twitter.com/H9rHtujz8p
— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) October 27, 2025
Sipas informacioneve të mbledhura nga një korrespondent i Agjencisë Anadolu, janë regjistruar 12 lëkundje pasuese me magnitudë 4 ose më të lartë.
Në zonën ku ndodhi tërmeti, 26 qytetarë u shtruan në spital me lëndime të lehta, ndërsa Ministri i Brendshëm turk njoftoi se të gjithë janë larguar tashmë nga spitali.
“Pas tërmetit, i cili u ndje edhe në provincat përreth, të gjitha ekipet nga institucionet tona kompetente filluan menjëherë punën në terren”, tha Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya. Imazhet e të paktën një ndërtese të shkatërruar dhe strukturave të tjera të dëmtuara në Sindirgi u transmetuan nga agjencia private e lajmeve DHA.
Ministri më pas raportoi se “tre ndërtesa dhe një dyqan u shembën në Sindirgi”, por “nuk ka raportime për viktima dhe askush nuk mbeti nën rrënoja”.
Në gusht, një tërmet me të njëjtën magnitudë në Sindirgi la një të vdekur dhe njëzet e nëntë të plagosur. Turqia përshkohet nga disa vija shkarjesh që kanë shkaktuar tragjedi të shumta në të kaluarën.
Në shkurt të vitit 2023, juglindja e vendit u godit nga një tërmet i fuqishëm që vrau të paktën 53,000 njerëz dhe shkatërroi Antakya-n, e njohur më parë si Antiokia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



