Nga Gazeta Si – Pavarësisht se kanë grumbulluar tituj dhe rekorde të shumtë, Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner ende nuk e kanë fituar “Rolex Paris Masters”, çka e bën edicionin e këtij viti një mundësi të madhe për dy tenistët më të mirë në “PIF ATP Rankings”.
Kampioni në fuqi, Alexander Zverev, do të jetë gjithashtu në garë, ashtu si edhe Taylor Fritz, i cili udhëheq grupin e lojtarëve që po përpiqen të sigurojnë kualifikimin për “Nitto ATP Finals”.
Më poshtë ju sjellim 10 momentet për të mos u humbur në Paris, ku turneu hyn në një epokë të re, duke u zhvilluar për herë të parë në “La Défense Arena”, sallën më të madhe sportive të mbyllur në Evropë.
-Alcaraz synon titullin e parë në Paris
-Sinner kërkon të përmbysë skenarin e spanjollit
-Zverev, kampioni në fuqi, kërkon përsëritjen e suksesit
-Fritz dhe Shelton udhëheqin valën amerikane
-Intensifikohet gara për një vend Torino
-Medvedev rikthehet në formë dhe synon një paraqitje të fortë në Paris
-Dimitrov rikthehet në fushë pas pushimit
-Kampioni i Shangait, Valentin Vacherot merr një “wild card”
-Yjet e rinj (#NextGenATP): Joao Fonseca do të debutojë në Rolex Paris Masters, Learner Tien do të jetë gjithashtu pjesë e turneut.
-Arevalo/Pavic, kryesojnë renditjen në çift

Në total shpërblimi financiar në “Rolex Paris Masters 2025” është 6.128.940 euro i ndarë si mëposhtë:
- Konkurimi tek:
Fituesi: 946.610 euro/ 1000 pikë
Finalistë: 516.925/ 650
½ Finalist: €282.650/ 400
¼ Finalist: 154.170/ 200
Rnd of 16: 82.465/ 100
Rnd of 32: 44.220/ 50
Rnd of 64: 24.500/ 10
Rnd eleminator: -/ 30 pikë
Rnd i dytë eleminator: 12.550/ 16
Rnd i parë eleminator: 6.750/ 0
- Konkurimi çift (€ për skuadër):
Fitues: 290.410 euro/ 1000 pikë
Finalist: 157.760 / 600
½ Finalist: 86.600/ 360
¼ Finalist: 47.810/ 180
Rnd of 16: 26.275/ 90
Rnd of 28: 15350 /0
–Tenistët më të suksesshëm poshtë Kullë Eifel
Më shumë tituj në konkurimin tek: Novak Djokovic (7)
Kampioni më i vjetër: Novak Djokovic, 36 vjeç në 2023
Kampioni më i ri: Boris Becker, 18 vjeç në 1986
Kampioni fundit në shtëpi: Jo-Wilfried Tsonga në 2008
Më shumë ndeshje të fituara: Novak Djokovic (50)
–Kampioni me klasifikimin më të mirë:
No. 1 – Stefan Edberg në 1990
Pete Sampras në 1997
Andre Agassi në 1999
Novak Djokovic në 2014-15, 2019, 2021, 2023
–Kampioni me klasifikimin më të dobët:
No. 50 Tomas Berdych në 2005
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



