Sport

Djarmati – Dermishi, dyshja shqiptare që dominoi “Nemo Cup 2025”

Nga Gazeta Si – Fundjava që lamë pas shënoi një tjetër sukses të rëndësishë në notin shqiptar në eventet ndërkombëtare.

Në Shkup u zhvillua “Nemo Cup 2025” dhe ekipi privat Stela, dominoi eventin në fjalë.

Kupën e fitoi 15 vjeçarja Arla Dermishi (që grumbulloi më shumë pikë pas 8 medaljeve, 6 ari dhe 2 argjendi).

Edhe 14 vjeçarja Luna Djarmati mori të njëjtin numër medaljes të ndara në 4 ari, 3 argjendi dhe 1 bronzi.

Ekipin i notit Stela, pas përfundimit të “Nemo Cup 2025”

Në event morën pjesë 20 skuadra nga rajoni i Ballkanit dhe Luna Djarmati përmirësoi rekordet e saj në garat 50 dhe 100 metra për moshën, të reja dhe të rritura në stil shpinë.

Si dhe vendosi rekord të ri për moshën në garën e 200 metrave shpinë.

14 vjeçarja Djarmati u rendit në vendin e dytë për femra dhe të tretin në klasifikimin e përgjithshëm.

Aktiviteti i rradhës ku do të marrë pjesë është Kampionati Evropian në pishinë të shkurtër – “Poloni 2025” që zhvillohet në datat 2-7 Dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë