Politike

‘Kosova duhet ta harrojë Serbinë’/ Rama: Me Albin Kurtin jemi miq, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime

Nga Gazeta Si- Në një intervistë për “DW”, Kryeministri Edi Rama tha se me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, janë miq por kanë dallime në këndvështrime.

Rama theksoi se raporti i tij me Kurtin mbetet miqësor, pavarësisht dallimeve në këndvështrime, ndërsa nënvizoi përparimet në projektet e përbashkëta, si ndërtimi i hekurudhës Durrës–Prishtinë.

“Unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, dhe këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë“, tha Rama.

Ai po ashtu dha një mesazh të qartë për Kosovën, duke thënë se duhet të “shkëputet totalisht nga Serbia” dhe të përmbushë në mënyrë të njëanshme detyrimet e dialogut.

“Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë, në kuptimin që duhet të përmbush në mënyrë unilaterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lë topin në derë Serbisë, duke i thënë Evropës, të gjitha vendeve të Evropës dhe atyre vendeve që s’e njohin akoma, që jam kush jemi ne, i përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni merreni firmën e Serbisë. Por, duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë