Ndërsa afrohet 9 nëntori, kur qytetarët në pesë bashki të vendit do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale, partitë kanë bërë publike emrat e kandidatëve që do të garojnë për postin e kryetarit.
PS ka zyrtarizuar kandidatët e saj në të gjitha bashkitë, ndërsa PD ka vendosur të mbështesë kandidatë të pavarur.
Në Vlorë, PS ka propozuar Brunilda Mersinin, e cila më herët ka mbajtur mandatin e deputetes, ndërsa opozita ka shpallur mbështetjen për kandidatin e pavarur Dionis Sota.
Në Berat, socialistët hyjnë në garë me Ervin Cecën, ndërsa opozita do të mbështesë të pavarurin Pavlo Shkarpa.
Në Cërrik, Partia Socialiste ka zgjedhur Florenc Dokën si kandidat, ndërsa opozita ka vendosur të përkrahë të pavarurin Amarildo Hoxha. Në këtë bashki do të garojë gjithashtu Eligert Hima, nën siglën e partisë “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.
Ndërkohë, në Mat, PS ka propozuar Altin Bojnin për kryetar bashkie, ndërsa Suzana Pasha, kryetare e Gruas Socialiste, ka shpallur kandidaturën e saj si e pavarur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



