Sport

Tronditet ‘Euroleague’, arbitri përfundon në qeli…

Nga Gazeta Si – Pas skandalit në NBA edhe basketbolli evropian përfshihet nga hetimit për trukime dhe grup criminal.

Gjyqtari serb në “EuroLeague” dhe “AdmiralBet ABA League” në Serbi, Urosh Nikoliç, u arrestua një ditë më parë pasi policia lokale gjeti 250 mijë euro në apartamentin e tij.

Pas lajmit në Televizionin Shtetëror Serb (RTS), “Euroleague” doli me deklaratë zyrtare, duke njoftuar pezullimin e gjyqtarit.

Arrestimi i Nikoliç lidhet me një operacion ndërkombëtar policor, në kuadër të dyshimeve për përfshirje në një grup kriminal të organizuar.

Në total, dhjetë persona u arrestuan në Serbi, të dyshuar për krime të rënda, përfshirë vrasje dhe prishje të rendit publik.

39 vjeçari Nikoliç, është gjyqtar i “EuroLeague” që nga viti 2019, me një karrierë të suksesshme që përfshin pjesëmarrje në “Final Four” gjatë sezoneve 2020–21 dhe 2023–24 në “Turkish Airlines EuroLeague”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë