Nga Gazeta Si – Një hetim i FBI për baste dhe lojëra fati ilegale përfshiu emra të njohur në NBA që dje u vunë fillimisht nën arrest dhe më pas u liruan nën garanci financiare në pritje të dërgimit të dosjes në gjykatë.
Bëhet fjalë për trainerin e Portland Trail Blazers, Chauncey Billups, lojtarin e Miami Heat Terry Rozier dhe ish lojtarin e Cleveland Cavaliers, Damon Jones.
Dy vite më parë, Jones iu tha miqve të tij që të vendosnin baste në favor të Milëaukee Bucks për ndeshjen ndaj Los Angeles Lakers.
Ai e dinte më herët njoftimit zyrtar se Lebron James nuk do të ishte në ndeshje apër shkak dëmtimi në kavilje.
Rrethi i veprimtarisë që përfshinte Rozier dhe Jones ishte i njëjti me të cilin bashkëpunonte edhe Jontay Porter, të cilin NBA e përjashtoi përjetësisht një vit më parë.
Ndërsa Billups u arrestua jo për çështje që lidhen me basketbollin por për një skemë ilegale lojërash fati, ku figura të njohura të artit dhe sportit rekrutoheshin për afrimin e lojtarëve të ndryshëm.
Përfitimet nga kjo skemë shkonin për familjet siciliane të Mafia-s e cila përdorte tavolina pokeri me rreze X, makina elektronike me kamera të fshehta dhe lente kontakti që lexonin letrat e kundërshtarëve.
Pak orë pas arrestimit, Chauncey Billups u lirua nën garanci financiare nga një gjykatë në Portland, por çështja në ngarkim të tij do të vazhdojë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


