Bota

Tragjedi në brigjet e Tunizisë, 40 të vdekur nga fundosja e varkës me emigrantë

Gazeta Si – Të paktën 40 migrantë, përfshirë disa foshnje, humbën jetën, pasi varka në të cilën ndodheshin u përmbys pranë brigjeve të Salakta, në zonën e Mahdias të Tunizisë.

Stacioni lokal radiofonik “Mosaique” raportoi tragjedinë, duke cituar zëdhënësin e gjykatës së Mahdias, Walid Chatrbi. 30 migrantë të tjerë u shpëtuan nga njësitë e rojes bregdetare. Një hetim është hapur për incidentin.

Ky incident tragjik vjen në një kohë kur rritja e flukseve emigratore drejt Evropës ka shtuar numrin e përpjekjeve të rrezikshme për kalim me varka të improvizuara nga brigjet e Afrikës së Veriut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë