Gazeta Si – Të martën, më 21 tetor, gjykata në Banská Bistrica, Sllovaki, dënoi Juraj Cintula-n, një poet 72-vjeçar, me 21 vjet burg për terrorizëm. Më 15 maj 2024, ai qëlloi disa herë kryeministrin sllovak Robert Fico, duke e plagosur rëndë.
Sulmi ndodhi në qytetin sllovak të Handlová-s, ndërsa Fico përshëndeti mbështetësit e tij pas një ngjarjeje politike.
Cintula qëlloi nga pak më shumë se një metër largësi, duke e goditur kryeministrin katër herë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda në bark, ije, dorë dhe këmbë. Fico u dërgua me urgjencë në spital dhe doli prej andej pas 16 ditësh.
Gjyqi filloi në korrik. Çështja kryesore ishte nëse Cintula, i cili rrëfeu se kishte qëlluar Ficon, ishte fajtor për terrorizëm.
Në vendimin e tij, gjykatësi Igor Kralik shpjegoi se ai u dënua për terrorizëm, sepse veproi me qëllim pengimin e funksionimit të duhur të qeverisë.
Cintula deklaroi se nuk donte ta vriste Ficon, por të ndalonte vendimet e tij politike, të cilat ai beson se janë të dëmshme për kulturën dhe lirinë sllovake.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



