Gazeta Si – Pilotët e një avioni Boeing 737 MAX, UA1093 të United Airlines, që fluturonte nga Denveri në Los Anxhelesi me 140 pasagjerë në bord, u detyruan të bënin një ulje emergjente, pasi një objekt goditi dhe theu xhamin e përparmë të kabinës.
Një nga dy pilotët pësoi gjithashtu lëndime në krah. Për fat të mirë, presioni i ajrit në kabinë mbeti i paprekur falë strukturës shumështresore të qelqit.
Nuk është përcaktuar zyrtarisht se çfarë e goditi aeroplanin në qiellin e Kalifornisë, por duke pasur parasysh se impakti ndodhi në një lartësi prej 36,000 këmbësh, shumë spekulojnë se mund të ketë qenë një meteorit ose mbeturina hapësinore. Aksidenti ndodhi më 16 tetor.
Disa imazhe të publikuara në X tregojnë dëmtime të konsiderueshme në të gjithë xhamin e përparmë, së bashku me një pikë të qartë përplasjeje në këndin e sipërm të djathtë.
Megjithatë, nuk janë përjashtuar mundësi të tjera, të tilla si një defekt elektrik ose breshër i madh (një dukuri e rrallë në atë lartësi).
Nëse përcaktohet se mbeturinat hapësinore janë shkaku i aksidentit të së enjtes, kjo do të jetë hera e parë që një avion komercial është i përfshirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



