Në pranverë, Isabel Schnabel, një anëtare e bordit drejtues të Bankës Qendrore Europiane, ngriti zëri për rëndësinë e edukimit financiar në shkollë – sepse sipas saj, politikat monetare janë më efektive kur qytetarët i kuptojnë.
“Individët me njohuri financiare reagojnë më mirë ndaj normave të interesit dhe janë më të gatshëm të marrin risqe apo të parashikojnë inflacionin”, tha ajo gjatë një leksioni në shkollën e Biznesit në Londër.
Me fjalë të tjera, transferimi i politikave monetare është më efektiv nëse shoqëria e di se sa është norma e inflacionet dhe parashikimet për normat e interesit, sepse kështu ata vendosin me plan nëse do të marrin borxh, nëse do të kursejnë apo do të investojnë.
Tashmë, një raport i ri nga Qendra e Kërkimit për Ekonomi dhe Biznes në SHBA, ka shkuar disa hapa më tej dhe ka gjetur një lidhje direkte midis edukimit financiar dhe pagesës së kredisë. Në përfundim, raporti gjen se edukimi i plotë financiar i qytetarë mund të rrisë ekonominë e një vendi.
Së pari, le të shqyrtojmë çështjen e kredisë. Logjika me siguri do të sugjeronte që sa më shumë të kuptoni financat tuaja dhe atë që mund të përballoni, aq më pak ka gjasa që të futeni në një spirale të papërballueshme huamarrjeje. Por teoria nuk është e lehtë të vërtetohet. Studiuesit krijuan një sërë treguesish për të gjykuar përballueshmërinë e kredisë, duke përdorur për shembull raportet borxh-të ardhura të kombinuara me të dhënat e kredive me probleme. Konkluzioni i tyre? Njohuria financiare ka një “ndikim të drejtpërdrejtë në nivelet e kredisë që nuk paguhet që njihet si kredi e keqe”.
1 pikë përqindje përmirësim në njohuritë financiare përkthehet në 2.78 pikë rënie në kreditë e këqija. Ato theksojnë përmirësimet e shpejta në edukimin financiar në ekonomitë aziatike, veçanërisht në Kinë, Tajvan dhe Vietnam.
Në një përfshirje ekonomike më të gjerë, një rritje me 10 pikë në edukimin financiar përkthehet në një rritje të dukshme të PBB-së së vendit. Japin kontribut planifikimet më të mira të huamarjes dhe investimeve.
Analiza është pjesë e një raporti më të gjerë që vlerëson përfshirjen financiare, i cili vendos nivelet e edukimit financiar në një kontekst më të gjerë të mbështetjes së qeverisë, sektorit financiar dhe punëdhënësve. Përsëri këtu, kombet aziatike dominojnë, me Singaporin që ruan renditjen e parë nga 42 vendet e vlerësuara në këtë, vitin e katërt të raportit të Përfshirjes Financiare Globale. Hong Kongu, Koreja e Jugut dhe Tajlanda janë gjithashtu në top 10, me tre kampionët e tjerë të arsimimit financiar që rriten me shpejtësi në renditjen e përfshirjes. SHBA renditet e shtata dhe Britania e Madhe e dhjeta.

Nga një rezultat potencial i përfshirjes financiare prej 100, mesatarja globale ishte praktikisht e pandryshuar në 49.4, megjithëse është dukshëm më e lartë në raportin 41.7 të regjistruar në raportin debutues të 2022. Studiuesit fajësuan një rënie të mbështetjes së punëdhënësve në shumicën e rajoneve.
Bamirësi për edukimin financiar
Është e qartë se analiza ka një lloj mangësie. Vlerësimi i njohurive financiare – për shembull duke përdorur treshen e njohur akademike të pyetjeve mbi interesin, inflacionin dhe diversifikimin e investimeve – nuk është një shkencë e përsosur. Të dhënat nuk janë gjithmonë të sakta, por gejtja e një lidhje midis dy treguesve është një zhvillim. Teoritë e Schnabel janë gjithashtu të debatueshme. Të sugjerosh se arsimimi më i mirë financiar mund t’i nxisë njerëzit të marrin vendime më logjike, injoron gjasat që ata që janë më pak të pasur mund të mos kenë zgjedhje për të marrë më pak hua ose për të investuar më shumë.
Megjithatë, edhe me paralajmërime të tilla, nuk mund të vihet në dyshim se edukimi themelor financiar – si për të rinjtë në shkollë ashtu edhe për të rriturit, pasi ata përballen me sfidat dhe mundësitë e përhapjes së digjitalizimit, aksesit në rritje në kredi dhe një gamë të gjerë kursimesh dhe investimesh – është me rëndësi thelbësore. Sa më shumë përpjekje të bëhen për të vërtetuar teorinë, aq më mirë do të jetë.
Shkruar nga Patrick Jenkins, anëtar i Bordit Drejtues të Financial Times/Gazetasi.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



