Nga Gazeta Si- Partia Socialiste ka depozituar pranë Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale 22 amendamente lidhur me projektligjin ‘Për Barazinë Gjinore’, duke u tërhequr nga drafti ku përfshiheshin terma si “gjithëpërfshirje” dhe “përkatësi e shumëfishtë”.
Në projektligjin e ri janë saktësuar disa terma dhe janë hequr disa të tjera, përkatësisht; “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen, fjalët “lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore” hiqen, fjalët “orientimit seksual, identitetit gjinor, shprehjes së identitetit gjinor ose karakteristikave të seksit” hiqen, etj.
Në dokumentin prej 3 faqesh të firmosur nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla është fshirë termi “përkatësi e shumëfishtë” e drafit të qeverisë në 15 raste kur ai përdorej, duke konfirmuar kështu qëndrimin se në Shqipëri edhe pas miratimit të këtij ligji, do të njihen zyrtarisht vetëm dy gjini. Gjithashtu, janë fshirë dhe terma si “në të gjithë diversitetin e tyre”.
Në nenin 1, pika 2, të projektligjit, sugjerohet që fjalët “si dhe trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” të zëvendësohen me fjalët “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.
Ky projektligj është kundërshtuar nga opozita por dhe disa organizata, që e kanë cilësuar si një draft që godet familjen tradicionale.
Drafti i cili do të kalojë në Kuvend për votim më datë 30 tetor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



