Gazeta Si – Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë goditur një anije tjetër në brigjet e Venezuelës, duke vrarë gjashtë persona në bord.
Sulmi i së martës është sulmi i pestë amerikan ndaj anijeve të dyshuara për transportimin e drogës ilegale që udhëtonin në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës, pas tre rasteve në shtator dhe më të fundit në fillim të tetorit.
Trump ka akuzuar Venezuelën se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar trafikun e drogës për njëfarë kohe.
Në përgjigje, Presidenti Venezuelës Nicolás Maduro akuzoi Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të provokojnë një incident me forcat e sigurisë të Venezuelës me qëllim që të justifikojnë pushtimin e Venezuelës dhe të përmbysin qeverinë e tij.
Këto janë operacione ushtarake amerikane shumë të pazakonta, të cilat shumë ekspertë i konsiderojnë të paligjshme.
Për më tepër, administrata Trump nuk ka dhënë kurrë prova se anijet e sulmuara transportonin drogë, as se njerëzit e vrarë – të paktën 27 – ishin të përfshirë në operacione të paligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



