Bota

Rusia kryen sulme të ashpra ndaj Ukrainës gjatë natës, evakuohen mbi 100 banorë

Nga Gazeta ‘Si’- Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës gjatë natës. Bombardimet e reja goditën në Kharkiv. Rreth orës 22:00, avionët luftarakë rusë hodhën tre bomba gjysmëtonëshe, njëra prej të cilëve shpërtheu para spitalit të qytetit.

Një bombë tjetër goditi një infrastrukturë elektrike, duke lënë 30,000 banorë në errësirë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë të premten drejt SHBA-së, ku do të takohet me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka kërkuar nga SHBA raketat Tomahawk, me të cilat, tha ai, do të shënjestreojë vetëm objektivat ushtarake në Rusi.

Ndërkohë Moska ka paralajmëruar se furnizimi i Ukrainas me raketat amerikane Tomahawk “mund të përfundojë keq për të gjithë, dhe para së gjithash për vetë Trumpin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë