Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të paraqitet më 21 tetor në burgun La Sante në Paris, për të nisur vuajtjen e dënimit me pesë vite burg. Ai ka apeluar dënimin, por natyra e vendimit gjyqësor kërkon që ai të shkojë në burg ndërkohë që zhvillohet procesi i apelimit, i cili pritet të nisë pas rreth gjashtë muajsh.
Sarkozy u shpall fajtor për komplot kriminal, në kuadër të një skeme që përfshinte marrjen e fondeve zgjedhore nga regjimi i ish-diktatorit libian Muamar Gadafi.
Vendimi e bën 70-vjeçarin udhëheqësin e parë francez të pasluftës që do të hyjë në burg. Edhe pse ai e ka apeluar dënimin, ish-presidenti duhet të fillojë vuajtjen e dënimit ndërkohë që procesi i apelimit është ende në zhvillim.
Sarkozy ka qenë President i Francës në periudhën 2007–2012.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



