Nga Gazeta ‘Si’- Me presidentin Trump në krah të tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shpreh se dita e sotme do të gdhendet në historinë e popullit izraelit, si një ndër më të rëndësishmet, duke iu referuar lirimit të 20 pengjeve të gjalla, veprim ky që u bë i mund falë angazhimit të liderit amerikan dhe planit të tij për paqe.
Në një parlament të mbushur plot e përplot që herë pas here çohej në këmbë me ovacione, Netanyahu nuk i ndali për asnjë moment lavdet ndaj Donald Trump, lidershipi i të cilit sipas tij çoi në fundin e luftës dhe kthimin e pengjeve në shtëpi.
“Sa gjatë kemi pritur për këtë moment. Dua t’ju falënderoj personalisht në emër të të gjithë kombit.”
“Donald Trump është miku më i madh që Shteti i Izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Netanyahu, një deklaratë që u shoqërua me brohoritje “Trump” në sallë.
Netanyahu e përshkroi propozimin e paqes të Trump si një hap “të rëndësishëm” drejt paqes, duke shtuar: “Unë jam i përkushtuar ndaj kësaj paqeje, ju jeni të përkushtuar ndaj kësaj paqeje dhe së bashku do ta arrijmë këtë paqe.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



