Kryetarja e opozitës në Venezuelë, María Corina Machado është fituesja e Nobelit për Paqen 2025.
“Puna e saj e palodhshme në promovimin e të drejtave demokratike për njerëzit e Venezuelës dhe përpjekjet e saj për një tranzicion të paqtë nga diktatura në demokraci” janë argumentet e Komisionit norvegjez të çmimeve Nobel që i dhanë fitoren Machado.
Komisioni zgjodhi të përqëndrohet në Venezuelë në këtë kohë, në një vit të dominuar nga deklaratat e përsëritura publike të Presidentit të SHBA Donald Trump se ai meriton Çmimin Nobel për Paqen.
Përpara shpalljes, ekspertët e çmimit kishin thënë se Trump nuk do ta fitonte atë pasi ai po shkatërron rendin botëror ndërkombëtar që vlerëson komiteti Nobel.
Machado ishte një nga 338 kandidatët për çmimin e lakmuar, mes tyre 244 individë dhe 94 organizata.
Çmimi Nobel për Paqe, me vlerë 11 milionë korona suedeze, ose rreth 1.2 milionë dollarë, do të jepet në Oslo më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së industrialistit suedez Alfred Nobel, i cili themeloi çmimet në testamentin e tij të vitit 1895.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



