Nga Gazeta ‘Si’- Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshëndeti këtë ngjarje dhe e konsideroi një “ditë të madhe për Izraelin”. Ai shtoi se do të mblidhte qeverinë për të miratuar marrëveshjen.
“Një ditë e madhe për Izraelin. Sot do të mbledh qeverinë për të miratuar marrëveshjen dhe për të sjellë të gjithë pengjet tona të dashura në atdheun e tyre”, tha Netanyahu.
“Falënderoj ushtarët e guximshëm të Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe të gjitha forcat e sigurisë. Falë guximit dhe sakrificës së tyre kemi arritur në këtë ditë”, shton Benjamin Netanyahu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



