Nga Gazeta ‘SI’ – Dhuna ekonomike dhe dhuna digjitale ndaj grave do të njihen tashmë si forma konkrete të agresionit dhe do të jenë të dënueshme, sipas një drafti të ri të qeverisë.
Varësia ekonomike, shpesh arsyeja kryesore e dhunës në familje do të procedohet si formë e veçantë dhune. Projektligji thekson se dhunë ekonomike është çdo akt i qëllimshëm ku një gruaje i mohohen burimet financiare, pasurore, e drejta për të punuar, përdorimi i pronës, për t’a mbajtur atë nën varësi.
Drafti parashikon edhe dhunën digjitale, një fenomen i përhapur ndjeshëm vitet e fundit. Dhunë digjitale quhet gjuha e urrejtjes online, shpërndarja e të dhënave personale, kërcënimi me publikim të imazheve apo videove dhe përndjekjen online.
Në raste të tilla, autori urdhërohet të heqë përmbajtjen abuzive ose hiqet nga ofruesit e shërbimeve publike. Autorët e dhunës digjitale do të përballet me gjobë nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë gjobë për çdo ditë të vonuar.
Projektligji parashikon strehim të menjëhershëm të viktimave të dhunës në momentin që raportohet dhe heqje të kujdestarisë të fëmijës për prindin dhunues.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



