Njerez

Zbulimi në mekanikën kuantike, tre shkencëtarët fitojnë çmimin Nobel në fizikë

Tre shkencëtarët John Clarke, Michel H. Devoret dhe John M. Martinis, janë shpallur  fitues të Nobelit në Fizikë për vitin 2025.

Çmimi iu dha nga Akademia Mbretërore e Shkencave suedeze për zbulimin e tunelimit makroskopik mekanik kuantik dhe kuantizimit të energjisë në një qark elektrik.

Komiteti vlerësoi fituesit për faktin se kanë treguar se vetitë e çuditshme të botës kuantike mund të bëhen konkrete në një sistem aq të madh sa mund të mbahet në dorë.

Çmimet Nobel u krijuan nga shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në vitin 1896. Çmimi vjen me një shpërblim prej 11 milionë kronash suedeze, që është më shumë se 997,000 euro.

Nga viti 1901 deri në vitin 2024, u dhanë 118 Çmime Nobel në fizikë. Pesë nga 227 fitueset e fizikës kanë qenë gra, përfshirë Marie Curie në vitin 1903.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë