Nga Gazeta ‘SI’ – Shpenzimet mesatare mujore të një familje shqiptare gjatë 2024-s kalojnë vlerën e 93 mijë lekëve, duke u rritur me 1.5% nga 2023-shi.
Familjet shqiptare shpenzojnë 40% të buxhetit të tyre për ushqime dhe pije thotë INSTAT, me një vlerë afërsisht 37 mijë lekë në muaj. Perimet dhe mishi kanë peshën më të madhe. Rreth 10% e buxhetit familjar shkon për shpenzime që lidhen me banesën si uji, energjia apo qiraja, rreth 9 mijë lekë dhe vetëm 7 mijë lekë për shpenzime në restorante dhe hotele.

Mobilimi dhe mirëmbajtja e banesës kanë shënuar rritjen më të madhe rreth 6%, ndjekur nga transporti me 5.2%, veshjet dhe këpucët 4.4%.
Gjatë 2024-s shpenzimet për grupin “argëtim dhe kulturë”, u rritën me 1.7 %. Kjo rritje erdhi kryesisht nga shpenzimet më të larta për “paketa turistike brenda dhe jashtë vendit”.
Në vitin 2024, njësitë ekonomike familjare të qarkut Tiranë, shpenzojnë më shumë për konsum, mesatarisht 108.588 lekë në muak, ndjekur nga Korça me 91.418 lekë dhe Durrësi 90.218 lekë.
Qarqet me shpenzimet mesatare më të ulëta mujore për konsum janë Kukësi me 75.048 lekë dhe Dibra me 75.883 lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



