Nga Gazeta Si – Kigali – Drôme-Ardèche ndahen nga më shumë se 5800 kilometra, por Tadej Pogacar nuk pa ndonjë ndryshim të madh.
Ashtu si në Kampionatin Botëror një javë më parë, slloveni nuk pati aspak konkurrencë në garën në rrugë të Kampionatit Evropian.
Me një sprint në 75 km nga fundi, Pogacar u shkëput në mënyrë të pandalshme për të fituar titullin e parë Europian në karrierën e tij.
Ashtu si në Kigali, Remco Evenepoel ishte i vetmi që arriti ta sfidonte disi, duke fituar medaljen e argjendtë (+28 sekonda).
Në sezonin e tij të parë si profesionist, Paul Seixas ishte fantastik, duke u ngjitur në podium me një diferencë prej +3’41’’.
19-vjeçari francez arriti të ndiqte Evenepoel dhe Pogacar kur duheshin edhe 75 km nga fundi.
Ai menaxhoi në mënyrë perfekte energjitë dhe situatën për të marrë medaljen e bronztë. Thjesht e pabesueshme.
- Rradha e mbërritjes
1.Tadej Pogacar 4h59’20”
2.Remco Evenepoel +31”
3.Paul Séixas +3’41”
4.Christian Scaroni +4’04”
5.Toms Skuijns +4’16”
6.Juan Ayuso +4’21”
7.Mattias Skjelmose Jensen +5’01”
8.Pavel Sivakov +5’55”
9.Gianmarco Garofoli +5’59”
10.Romain Grégoire +6’52”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



