Bota

Dy vite luftë Izrael-Hamas/ Palët ende në negociata teksa numri i viktimave rritet

Nga Gazeta ‘Si’- 7 tetori 2023 e zuri Izraelin në befasi.

Atë ditë, luftëtarët e Hamasit dhe milicitë e tjera terroriste kaluan kufirin e fortifikuar të Gazës dhe nisën një sulm në Izrael, duke vrarë gati 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 në territorin e vogël palestinez. Përvoja e një cenueshmërie të tillë çoi në një traumë që ndihet ende në Izrael sot.

Më 8 tetor 2023, qeveria e Izraelit nisi një sulm ndaj Gazës dhe dy vitet që nga ajo kohë kanë qenë të tmerrshme për palestinezët në enklavë.

Operacionet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë vrarë të paktën 66.000 njerëz – rreth 80% e tyre civilë – dhe kanë plagosur rreth 169.000 të tjerë, sipas vlerësimeve konservatore nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi. Agjencitë ndërkombëtare besojnë se numri i vërtetë i të vdekurve është shumë më i lartë.

Delegacionet nga Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kanë nisur negociatat indirekte në Egjipt më 6 tetor 2025, të cilat SHBA-ja shpreson se do të sjellin në ndaljen e luftës në Gazë.

Izraeli dhe Hamasi kanë pranuar parimet kryesore të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, që synon ndaljen e luftës. Plani parasheh lirimin e pengjeve dhe dërgimin e ndihmave në Gazë.

Plani po ashtu mbështetet nga shtetet myslimane dhe perëndimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë