Nga Gazeta Si- Çmimi Nobel i vitit 2025 në mjekësi iu dha 3 shkencëtarëve për zbulimin se si sistemi imunitar na mbron nga mijëra mikrobe të ndryshme që përpiqen të pushtojnë trupin tonë.
Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi do ta ndajnë çmimin “për zbulimet e tyre themelore në lidhje me tolerancën imunitare periferike”, njoftoi Komiteti i Nobelit të hënën në një ceremoni në Stokholm, Suedi.
Laureatët identifikuan “qelizat T rregullatore”, të cilat funksionojnë si ‘rojet e sigurisë’ së sistemit imunitar dhe parandalojnë qelizat imune të sulmojnë trupin tonë.
“Zbulimet e tyre kanë qenë vendimtare për kuptimin tonë se si funksionon sistemi imunitar dhe pse jo të gjithë zhvillojmë sëmundje të rënda autoimune”, tha Olle Kampe, kryetar i Komitetit të Nobelit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



