Bota

Financial Times: BE do të zhbllokojë asetet e ngrira të Deripaskës. I fiton banka Raiffeisen

Bashkimi Europian po përgatitet të zhbllokojë asetet e oligarkut rus Oleg Deripaska dhe t’ja kalojë ato bankës austriake Raiffeisen Bank, që dëmet që ka paguar në Rusi.

Një nga propozimet e planit të ri të masave kundër Rusisë është shkrirja e 2 mld dollarë asete të kompanisë së Deripaskës për të shkuar tek Raiffaisen, e cila ka paguar 2 mld dollarë gjobë në Rusi pas një gjyq me bizneset e lidhura me oligarkun.

Sanksionet ndaj Oleg u vendosën pasi u konfirmua se ai kishte ndihmuar ushtrinë ruse me furnizime, ndërsa pushtonte Ukrainën në shkallë të plotë.

Disa zyrtarë europianë janë të shqetësuar se rasti do të bëhet precedent që oligarkët t’i shmangen sanksioneve të BE-së dhe të forcojë gjykatat ruse që po hakmerren kundër sanksioneve duke urdhëruar konfiskimin e aseteve perëndimore.

Ambasadorët e disa shteteve në BE pritet të shfaqin kundërshtitë e tyre për propozimin, që fillimisht erdhi nga Austria.

Raiffeisen është banka perëndimore që ka vazhduar operimin e saj në Rusi, pavarësisht pushtimit të Ukrainës dhe presionit nga rregullatorët.

RBI ka tentuar të largohet nga Rusia, por rusët ia kanë bërë të vështirë, pasi banka është pika e vetme lidhëse e Rusisë me sistemin ndërkombëtar të pagesave SËIFT, që Rusia e ka jetike.

Një shitje e mundshme ndoshta do të çonte në sanksione perëndimore kundër bankës dhe pronarit të saj, duke e shkëputur atë nga tregjet globale.

Banka austriake dhe Deripaska kanë tentuar dhe më herët të bashkëpunojnë, por pa sukses.

Zyrtarët argumentojnë se kjo legjitimon gjykatat ruse që të kërkojnë mbrapsht pasuritë e sanksionuara përmes konfiskimit dhe mund të inkurajojë oligarkët e tjerë që të ndjekin të njëjtën qasje.

“Mund të krijojë një precedent të përshtatshëm për entitetet ruse që në mënyrë indirekte të rikuperojnë fondet e tyre të ngrira përmes konfiskimit të aseteve të filialeve të kompanive të BE-së që ende operojnë në Rusi,” tha një diplomat.

Një tjetër tha se kjo “do është kosto që po paguhet për rrezikun e Raiffeisen” duke vendosur të vazhdojë të operojë në Rusi.

Raiffeisen nuk pranoi të komentojë. Ministria e Jashtme austriake nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Një zëdhënës i Deripaska nuk iu përgjigj një kërkese për koment./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë