Nga Gazeta ‘SI’ – Jetëgjatësia e shqiptarëve është më e shkurtër se ajo e europianëve, sipas Eurostat.
Në raportin e sapopublikuar mbi jetëgjatësinë në lindje sipas rajoneve, një grua shqiptare pritet të jetojë 81.5 vite në zonën qendrore të Shqipërisë, 79.5 vite në veri dhe 78.2 vite në jug. Për Europën, mesatarja e jetëgjatësisë së grave është 84 vite.

Burrat shqiptarë, që jetojnë më pak se gratë, kanë një jetëgjatësi prej 76.5 vitesh në qendër, 74.3 vite në jug dhe 75.1 vite në veri. Mesatarja europiane për burrat është 78.7 vite.

Në të gjithë Europën, gratë jetojnë më shumë se burrat. Vendet baltike kanë diferencën më të madhe të jetëgjatësisë, ku gratë jetojnë më shumë se 10 vite më shumë se burrat.
Burrat me jetëgjatësinë më të shkurtër regjistrohen në një rajon lindor të Rumanisë, rreth 67 vjeç, ndërsa gratë në Maqedoni të Veriut, 75.5 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



