Financa Personale

Pensionet, këtë vit do të rriten me vetëm 2.5%

Nga Gazeta ‘SI’ – Këtë vit, pensioni në Shqipëri do të rritet me 2.5%, sipas vendimit të qeverisë.

Nga ky indeksim përfitojnë 721.398 pensionistë, nga të cilët 65.926 trajtohen me pension invaliditeti dhe 47.905 përfitojnë pensione familjare.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1.14 mld lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve.

Rritja prej 2.5% do të përkthehet në 490 lekë më shumë për pensionet e qytetit dhe 296 lekë më shumë për pensionet e fshatit.

Indeksimi, që ndodh çdo vit, është norma e rritjes së inflacionit që përkthehet më pas në rritje pensioni. Një vit më parë, indeksimi ishte 4.1%, si pasojë e rritjes më të fortë të çmimeve.

Ndërkohë pensionistët po presin për reformën e këtij tregu, të njoftuar nga qeveria dy vite më parë. Ende nuk ka detaje se çfarë do të ndryshojë në strukturë, por dihet se socialistët po shqyrtojnë mundësinë e rritjes së moshës në pension, por edhe rritje në vlerë parash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë