Bota

Zbardhet plani i Donald Trump për arritjen e paqes në Gaza, brenda 72 orësh lirohen pengjet

Shtëpia e Bardhë ka publikuar planin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Gaza.

Sipas propozimit, pengjet e mbajtura nga Hamasi do të lirohen brenda 72 orëve, qofshin ato të gjallë apo të vdekur.

Në këmbim të lirimit të pengjeve izraelite, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë.

“Ndërkohë Rripi i Gazës do të jetë një zonë e deradikalizuar dhe pa terrorizëm që nuk do të përbëjë kërcënim për fqinjët e saj dhe se do të rindërtohet në dobi të popullit të Gazës, i cili ka vuajtur më shumë se sa duhet”, thuhet në plan.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po zhvillon një takim me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Shtëpinë e Bardhë. Në fokus të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë do të jetë plani 21 pikësh për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë