Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke përfshirë njohjen me ligj të vetëm dy gjinive, sipas BBC.
Ndryshimi ligjor, i cili u miratua me një votim në parlament, gjithashtu kufizon adoptimin vetëm për çiftet heteroseksuale të martuara dhe ndalon shtatzënitë surrogate.
Kritikët, përfshirë ”Amnesty International”, kanë paralajmëruar se ndryshimi do ta bënte jetën më të vështirë për personat LGBT, duke thënë se e afron sistemin ligjor të vendit me qeverinë joliberale të Hungarisë ose Rusinë e Putinit.
Mbështetja e amendamentit nga parlamenti erdhi si një surprizë për vëzhguesit, madje edhe kryeministri pranoi se mund të mos miratohej.
Qeveria e Ficos, një koalicion partish populiste, të majta dhe nacionaliste, kishte nevojë për të paktën 90 vota në Këshillin Kombëtar Sllovak me 150 vende për të ndryshuar kushtetutën, por realisht kontrollon vetëm 78 vende.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



