Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu mbajti fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në momentin që ai mori fjalën, një pjesë e konsiderueshme e delegacioneve të shteteve të huaja janë larguar nga salla në shenjë revolte ndaj masakrave në Gaza.
Netanyahu i bëri thirrje Hamasit të ulë armët dhe të dorëzohet. Ai paraqiti edhe një hartë në të cilën etiketohen shtetet armike të Izraelit
“Vitin e kaluar, nga ky podium, tregova këtë hartë të terrorit të Iranit, i cili po zhvillon me shpejtësi një program raketash bërthamore dhe balistike. Këto jo vetëm që kërcënojnë të shkatërrojnë Izraelin, por edhe rrezikojnë Shtetet e Bashkuara. Nuk ju kemi harruar, nuk do të pushojmë derisa t’ju kthejmë në shtëpi. Dua t’u flas pengjeve; kam vendosur altoparlantë rreth Gazës në mënyrë që ata ta dëgjojnë mesazhin tim. Ne duam ta përfundojmë punën në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur. Lironi pengjet dhe dorëzoni armët. Nëse e bëni këtë, do të jetoni; nëse jo, Izraeli do t’ju ndjekë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



