Bota

Presidenti i SHBA kërkesë Erdogan: Ndalo blerjen e naftës ruse

Presidenti i Amerikës, Donald Trump i ka kërkuar homologut të tij Erdogan që të ndalojë me blerjen e naftës ruse.

Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, në fjalën e tij hapëse në Zyrën Ovale, Trump tha se i pëlqente presidenti turk, duke e cilësuar atë si njeri “me mendim të fortë”.

Por Trump shtoi se do të “dëshironte që ai të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia”.

Trump është hera e dytë që e përmend këtë, pas fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.

“Ishte e turpshme që disa vende europiane ende blinin naftë nga Rusia, tha atëherë Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë