Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti Vuçiç e ka ftuar zyrtarisht Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të vizitojë Serbinë.
Vuçiç tha se nuk kishte patur një bisedë të lehtë me sekretarin e shtetit Rubio rreth çështjes së sanksioneve amerikane mbi Industrinë Serbe të Naftës, ku ai kishte kërkuar një shtyrje të re të hyrjes së tyre në fuqi.
“Kërkova një shtyrje tjetër, për një ose dy muaj të tjerë, por e di se nuk do të jetë e lehtë. Nëse rastësisht marrim një shtyrje, dhe nuk besoj se do të marrim, do të marrim vetëm një muaj. Dhe kjo do të ndodhë sepse Sekretari Rubio i dëgjoi me kujdes kërkesat tona, por mund ta shihni vendosmërinë e tyre për të mos hequr dorë nga vendosja e sanksioneve këtë herë.”
Në fjalën e sesionit të 80-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuçiç tha se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, por sipas tij nuk ka alternativë përveç dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian, për të ndaluar atë që e konsideron si dhunë kundër komunitetit serb.
“Ballkani Perëndimor nuk duhet të jetë një shesh lojërash për ambiciet e të tjerëve. Stabiliteti i rajonit është shumë i rëndësishëm për ne, veçanërisht në dritën e abuzimit me pushtetin në Bosnjë dhe Hercegovinë. Serbia do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike për të parandaluar aktivitetet që dëmtojnë dialogun rajonal, procesin e pajtimit dhe mirëkuptimit. Kosova për ne serbët nuk është vetëm një territor, por djepi ynë shpirtëror.”
Edhe pse nuk ka gjetur dot rrugën e dialogut me protestuesit në vendin e tij, kreu i shtetit serb e vetofroi Beogradin si vend për dialog për zgjidhjen e të gjitha konflikteve në botë, siç bënte dikur ish-udhëheqësi Josif Broz Tito.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



