Sport

‘Laver Cup 2025’, Bota triumfon mbi Evropën

Nga Gazeta Si – I frymëzuar nga prania elektrizuese e Andre Agassit në vijën e fushës, Taylor Fritz ruajti qetësinë për të mposhtur Alexander Zverev dhe për të vulosur fitoren 15-9 të “Team World” ndaj “Team Europe” në “Laver Cup 2025”.

“Team World” udhëhiqte 12-9 përpara duelit të parafundit mes amerikanit dhe gjermanit.

Me tre pikë për fitoren, numri tre i botës Zverev kishte mundësinë të barazonte rezultatin, por tenisti i pestë në renditjen botërore, Fritz, fitoi 6-3 7-6 (7-4) në sfidën e luajtur në San Francisko.

Ai u shpreh se atmosfera e skuadrës dhe mbështetja e kapitenit dhe bashkëkombasit të tij, Agassi, e kishin frymëzuar për të arritur këtë fitore vendimtare.

Ky sukses i dha “Team World” fitoren e 3 në 8 edicionet e “Laver Cup”, pas atyre të arritura në vitet 2022 dhe 2023.

Më herët, “Team Europe” kishte ngushtuar diferencën në 9-6 kur spanjolli Carlos Alcaraz dhe norvegjezi Casper Ruud siguruan një fitore 7-6 (7-4) 6-1 në konkurimin çift ndaj amerikanëve Alex Michelsen dhe Reilly Opelka.

Australiani Alex de Minaur riktheu epërsinë prej gjashtë pikësh për “Team World” me një fitore 6-3 6-4 ndaj çekut Jakub Mensik.

Ndërsa Alcaraz mbajti gjallë shpresat e europianëve me një fitore të thellë 6-2 6-1 kundër argjentinasit Francisco Cerundolo, përpara se Fritz të vuloste triumfin e amerikanëve ndaj një ekipi europian të drejtuar nga francezi Yannick Noah.

Edicioni i ardhshëm i Laver Cup do të zhvillohet nga 25 deri më 27 Shtatorin e ardhshëm në “O2 Arena” në Londër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë