Bota

Dy shpërthime në qendër të Oslos në Norvegji, policia arreston 3 të mitur

Gazeta Si – Dy shpërthime ndodhën të martën në mbrëmje në qendër të Oslos, kryeqytetin norvegjez, duke shkaktuar disa dëme në ndërtesa, por pa të lënduar.

Policia beson se u përdorën granata dore: njëra shpërtheu menjëherë, ndërsa tjetra u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga policia disa orë më vonë.

Tre të mitur, përfshirë dy 13-vjeçarë, u arrestuan me dyshimin për përfshirje në ngjarje.

Policia nuk e ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë dhe ka deklaruar se beson që ngjarja është e lidhur me një mosmarrëveshje midis grupeve kriminale, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në vitet e fundit, grupet e krimit të organizuar janë rritur ndjeshëm në vendet nordike, shpesh duke rekrutuar njerëz shumë të rinj dhe duke i ngarkuar ata me kryerjen e akteve të dhunshme.

Shpërthimet ndodhën në një zonë shumë të frekuentuar, brenda disa qindra metrash nga pallati mbretëror, lagjja e ambasadave, universiteti dhe një stadiumi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë