Bota

Rreth 200 mijë njerëz në funeralin e Charlie Kirk, Trump: Një gjigant i vrarë nga një përbindësh!

Gazeta Si – Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ndalën për funeralin e Charlie Kirk. Rreth 200,000 vetë u mblodhën në stadiumin “State Farm” në Phoenix të Arizonës, për t’i bërë nderimet e fundit aktivistit të krahut të djathtë, i cili u qëllua për vdekje, ndërsa fliste para studentëve në Universitetin e Utah Valley.

“Amerika është në shok: dy javë më parë, vendit iu vodh një gjigant i gjeneratës së tij”, u vra nga një “përbindësh i radikalizuar”, tha presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në skenë, i pritur me duartrokitje në këmbë dhe thirrje “SHBA! SHBA! SHBA!”

E veja e Kirk, Erika, foli e para. “Burri im, Charlie, donte të shpëtonte të rinjtë, njësoj si ai që i mori jetën. Unë e kam falur atë djalë”.

Fjalët e Donald Trump – Presidenti amerikan e shpalli Kirk si “një hero amerikan dhe një martir për lirinë. Ai ndryshoi historinë”.

Mbi 200,000 qytetarë u rreshtuan që nga agimi për të nderuar kujtimin e aktivistit në shtetin e tij të Arizonës.

I përshëndetur nga një ovacion në këmbë në stadium, presidenti foli për Charlie-n “e tij”, njeriun që arriti gjithashtu ta ribashkonte atë me Elon Musk.

Manjati u fotografua në tribuna duke biseduar miqësisht me ish-“shoqen e tij të parë” pas një ndarjeje të dhunshme të shënuar nga sulme dhe kritika.

Trump doli në skenë me një ton si të një tubimi, duke folur për më shumë se 40 minuta: ai kujtoi rolin kyç që luajti aktivisti në fitoren e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe guximin me të cilin ai foli në kampus, pastaj sulmoi “të majtën radikale” që “Charlie do ta kishte quajtur vetëm të majtë, por unë nuk mundem”. Charlie Kirk “nuk i urrente kundërshtarët e tij” dhe “dëshironte më të mirën për ta”, theksoi manjati.

“Këtu nuk isha dakord me të. I urrej kundërshtarët e mi dhe nuk dua më të mirën për ta”. “Më vjen keq, Erika”, shtoi ai, duke iu drejtuar vejushës së Kirkut.

Trump më pas njoftoi se do t’i jepte influencuesit të ndjerë “Medaljen Civile të Nderit, nderin më të lartë të vendit tonë”.

“Arma ishte drejtuar ndaj tij, por plumbi ishte drejtuar ndaj të gjithëve ne”, vazhdoi Trump.

“Charlie u vra për shprehjen e të njëjtave bindjeve në të cilat praktikisht të gjithë në këtë fushë, dhe shumica e njerëzve kudo tjetër në këtë vend, besonin thellësisht. Vrasësi dështoi në qëllimin e tij, sepse mesazhi i Charlie-t nuk u hesht”.

Fjalimi prekës i vejushës së Charlie Kirk – Erika Kirk prezantoi presidentin, pas një fjalimi pasionant dhe plot lot.

E veja e aktivistit të vrarë doli në skenë me duart e ngritura drejt qiellit, ndërsa i gjithë stadiumi duartrokiti.

Ajo u zotua të vazhdonte misionin e burrit të saj. “Kur pashë trupin e tij, nuk kishte as frikë dhe as vuajtje, por një buzëqeshje në fytyrën e tij”, tha ajo, dhe pastaj, mes lotësh, e fali vrasësin. “Burri im, Charlie, donte të shpëtonte të rinj, si ai që i mori jetën. E fal atë të ri. Përgjigja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja”, shpjegoi ajo.

Përqafimi Trump-Erika Kirk – Donald Trump Jr. përdori të njëjtin ton: “Ai ishte si një vëlla për mua. ‘Ne të gjithë jemi Charlie'”, bërtiti djali i presidentit nga skena.

“Nuk do të frikësohemi. Mesazhi ynë i besimit dhe familjes nuk do të heshtë”, shtoi ai.

Ceremonia përfundoi me Trump dhe Erika Kirk të përqafuar në skenë, pasi presidenti brohoriti sloganin e tij “luftë, luftë, luftë”, duke i siguruar ata se beteja në emër të Charlie-t do të vazhdojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë