Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë këtë të premte. Qeveria estoneze njoftoi se avionët qëndruan në hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta. Po ashtu bëhet me dije se ata u zhvendosën rreth 8 kilometra në hapësirën ajrore në drejtim të Talinit, kryeqytetit të Estonisë.
Incidenti vjen vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake. Javën e kaluar, një tjetër dron rus kaloi në hapësirën ajrore rumune dhe fluturoi atje për një kohë, pavarësisht se avionët luftarakë u ngritën në ajër për ta kapur atë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



