Nga Gazeta Si- Për shumë të rinj në Shqipëri, veçanërisht ata me aftësi të kufizuara ose nga prejardhje të cenueshme, hyrja në tregun e punës mund të duket si një sfidë e pamundur. Detyra të thjeshta, rutina të panjohura, apo edhe mendimi i një vendi të ri pune mund të shkaktojnë ankth dhe dyshim në vetvete. Por disa të rinj e kanë sfiduar edhe veten, për një të ardhme.
Të mësuarit përmes fitoreve të vogla
Mario Kola, 18 vjeç, nga Tirana, jeton me autizëm dhe epilepsi. Në fillim, ndjekja e trajnimit profesional ishte e vështirë. Detyra të thjeshta si pastrimi i tavolinave ose ndjekja e udhëzimeve ndiheshin të frikshme. Mario shpesh shmangte kontaktin me sy dhe luftonte për të qëndruar ulur.

Megjithatë, diçka i ngjalli besimin: përgatitja e kafesë. Fillimisht vetëm për nënën e tij, kjo detyrë e vogël u bë një urë drejt pavarësisë. Mario shpejt zotëroi çdo hap, nga përdorimin e makinës së ekspresit tek përgatitjen e pijeve dhe shërbimin. Sot, ai mbërrin në punë i qetë, duke i kryer detyrat e tij me krenari dhe saktësi.
Në mënyrë të ngjashme, Benet Bendo, 22 vjeç, nga Tirana e filloi me hezitim dhe pasiguri.
Mbajtja e tabakave ose përgatitja e kapuçinos dukej e pamundur. Me inkurajim dhe trajnim praktik, Beneti mësoi të balanconte pijet, t’u shërbente klientëve me besim dhe të zotëronte makiatot me pak ose shumë qumësht.
Një ditë, shërbimi i një porosie të plotë, kafe, makiato dhe ujë, pa e derdhur, shënoi një pikë kthese. Nëna e tij tha: “Programi i BE-së “Projekti EU4LMI” i dha atij më shumë sesa aftësi. I dha shpresë.”

Aktualisht, 80 gra dhe burra me aftësi të kufizuara në Tiranë dhe Shijak, dhe 40 trajnerë pune po trajnohen nga projekti. Deri në këtë fazë, 35 përfitues dhe 21 trajnerë pune kanë përfunduar ciklin e trajnimit dhe përgatitjes dhe tani janë në fazën e përputhjes së punës dhe ndërmjetësimit të punësimit.
Përmes partneriteteve me ofruesit e shërbimeve të punësimit dhe kujdesit social, projekti mundëson punësimin e mbështetur për personat me aftësi të kufizuara.
Për këto të rinjtë në Shqipëri, çdo fitore e vogël është një hap drejt pavarësisë dhe një të ardhmeje ku ata mund të jetojnë me dinjitet, aftësi dhe shpresë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



