Njerez

Nga fëmijët tek prona, burrat ankohen dy herë më shumë se gratë tek Avokati i Popullit

Nga Gazeta Si- Burrat ankohen më shumë për të drejtën e tyre tek Avokati i Popullit, ankesa që më së shumti lidhen me të drejtën e fëmijës.

Nga 1614 ankesa për të drejtat e njeriut që janë shqyrtuar nga Avokati i Popullit në 2024, 62% e tyre janë bërë nga burrat, krahasuar me 30% që janë bërë nga gratë.

Në raportin e fundit të INSTAT, thuhet se burrat kanë paraqitur 1005 ankesa për të drejtat e tyre, 485 i kanë paraqitur gratë dhe 124 janë ankesa për shkelje për të grupe të ndryshme interesi ku përfitojnë të dyja gjinitë.

Burrat kanë paraqitur më shumë ankesa për shkelje të së drejtës së fëmijës (237 raste ose 23,6 për qind e totalit të ankesave të paraqitura nga burrat), të drejtës së pronës (190 raste ose 18,9 për qind), dhe të drejtës për një proces të rregullt ligjor (123 raste ose 12,2 për qind).

Ndërsa gratë kanë paraqitur më shumë ankesa për shkelje të së drejtës së fëmijës (195 raste ose 40,2 për qind e totalit të ankesave nga gratë), të drejtës për një proces të rregullt ligjor (53 raste ose 10,9 për qind), dhe të drejtës së pronës (38 raste ose 7,8 për qind).

Në 2022 kishte 843 ankesa nga burrat dhe 472 ankesa nga gratë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë