Gazeta Si – Charlie Kirk, aktivisti i fuqishëm i krahut të djathtë dhe drejtori ekzekutiv i organizatës jofitimprurëse Turning Point USA (TPUSA), u vra në një sulm ndërsa merrte pjesë në një aktivitet në Utah.
Kirk, 31 vjeç, u qëllua ndërsa ishte ulur midis studentëve nën një tendë në oborrin e Universitetit Utah Valley, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të shtënat masive me armë zjarri në SHBA.
“A e dini se sa amerikanë transgjinorë kanë qenë autorë të vrasjeve masive në 10 vitet e fundit?” – u pyet ai gjatë tubimit.
“Shumë”, – u përgjigj Kirk. I njëjti anëtar i audiencës vazhdoi duke thënë se numri ishte pesë dhe e pyeti Kirk nëse e dinte se sa autorë të vrasjeve masive ka pasur në Amerikë në dhjetë vitet e fundit. “Po numërohet dhuna e bandave apo jo?” u përgjigj Kirk, përpara se të qëllohej.
see the man running away, it was not a dotpic.twitter.com/cqNSzczyGR
— Manish🇮🇳 (@manibhaii16) September 11, 2025
Dy persona të konsideruar të dyshuar u liruan më vonë nga policia, pasi asnjë nuk kishte “lidhje aktuale me të shtënat”, tha Departamenti i Sigurisë Publike i Utah-ut në një deklaratë, siç raportohet nga CNN.
Snajperi mbi çati! – Pamjet video që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një person që vrapon mbi çatinë e një ndërtese të Universitetit të Luginës së Utah-ut menjëherë pas vrasjes së aktivistit konservator Charlie Kirk.
Videoja është regjistruar nga një student i shkollës së biznesit, i cili po filmonte turmën e mbledhur për të dëgjuar Kirk-un.
Qendra Losee ndodhet në oborrin përballë, nga i cili shfaqet silueta. Në një video të dytë, personi shfaqet i shtrirë në çatinë e ndërtesës, i ngjashëm me pozicionin e përdorur nga snajperët para se të qëllojnë.
Një person u akuzua për pengim të policisë universitare, siç u njoftua më parë gjatë një konference për shtyp, por departamenti nuk shpjegoi pse njëri nga dy personat u konsiderua i dyshuar. “Një kërkim dhe hetim është duke u zhvilluar për të identifikuar autorin e vrasjes”, tha ai.

Polemika mbi sigurinë – Më shumë se 3,000 njerëz morën pjesë në event në Universitetin e Luginës së Utah-ut, me vetëm gjashtë oficerë në vend për të garantuar sigurinë.
Shefi i Policisë së Universitetit, Jeff Long, e deklaroi këtë në një konferencë për shtyp, duke vënë në dukje se midis turmës ishin disa oficerë civilë, si dhe sigurimi privat i Kirkut.
“Të gjithë duhet të lutemi për Charlie Kirk, një person i shkëlqyer përherë – Zoti e bekoftë!” shkroi Trump në Truth Social.
Pasi dëgjoi për vdekjen e tij, presidenti shkroi një mesazh tjetër: “I Madhi, madje Legjendari, Charlie Kirk ka ndërruar jetë. Askush nuk e kuptonte ose nuk e zotëronte Zemrën e Rinisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht nga unë dhe tani ai nuk është më me ne. Ngushëllimet e Melanias dhe të miat shkojnë për gruan e tij të mrekullueshme Erika dhe familjen e tij. Charlie, të duam!”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


