Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë tronditi Universitetin e Utah Valley në SHBA, ku figura e njohur konservatore dhe nje nga mbeshtetesit e Donald Trump Charlie Kirk u qëllua me armë zjarri gjatë një eventi publik, pjesë e turit të tij “American Comeback Tour”.
Trump njoftoi se Kirk ka ndërruar jetë.
“I Madhi, madje edhe Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!’, shkroi Trump.

Sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, Kirk ishte duke zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje nën një tendë në ambientet e kampusit kur u dëgjua një krismë arme.
Ai u pa duke u tërhequr mbrapa, ndërsa turma reagoi në panik dhe dhjetëra persona u larguan me shpejtësi.
Policia e Utah-s konfirmoi se një person i dyshuar është vënë në pranga, ndërsa kampusi u vendos menjëherë në gjendje bllokimi.
FBI ka marrë në dorë hetimet, duke e konsideruar incidentin me rëndësi të lartë për sigurinë kombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



