Bota

Kina zbulon armë të reja në paradën ushtarake me Putin dhe Kim. Trump: Komplot anti-SHBA

Gazeta Si – Armët lazer, raketat balistike bërthamore dhe dronë gjigantë nënujorë ishin ndër armët e reja që Kina zbuloi në një paradë masive ushtarake.

Presidenti Xi Jinping tha se vendi i tij ishte “i pandalshëm” dhe “nuk do të frikësohet kurrë” nga ngacmuesit, në një fjalim para ngjarjes.

Një tjetër raketë që u shfaq në paradë ishte Dongfeng (DF)-26D, e njohur si Guam Killer. Bëhet fjalë për një raketë me rreze të mesme veprimi, që teorikisht mund të shkatërrojë një grup sulmi ajror ose bazat amerikane në Paqësor.

Xi u shoqërua nga 26 krerë shtetesh, përfshirë Vladimir Putinin e Rusisë dhe Kim Jong Unin e Koresë së Veriut.

Kjo është hera e parë që Xi, Putin dhe Kim takohen së bashku. Ambiciet e Xi-së u shfaqën këtë mëngjes dhe parada ofroi të dhëna mbi çdo plan të mundshëm për të sulmuar ishullin demokratik të Tajvanit, të cilin Kina e pretendon.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ishte në paradë, por postoi në Truth Social duke i qortuar Xi-në, Kim-in dhe Putin-in për “komplot” kundër SHBA-së.

Presidenti Xi Jinping mbajti një fjalim 5 minuta në paradë, duke kujtuar fitoren e Kinës mbi Japoninë 80 vjet më parë në Luftën e Dytë Botërore.

Xi tha se kjo fitore shënoi rikthimin e kombit kinez dhe një moment historik për botën.

“Forca mund të mbizotërojë për një kohë, por në harkun e gjatë të historisë, arsyetimi fiton. Drejtësia, drita dhe progresi do të triumfojnë gjithmonë mbi të keqen, errësirën dhe reaksionin”. Xi Jinping theksoi se bota nuk duhet të kthehet te ligji i xhunglës, ku të fortët shfrytëzojnë të dobëtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë