Biznes

Mbi 285 mijë shqiptarë punojnë pa pagesë në bizneset familjare. ‘Shfrytëzohen’ gratë

Nga Gazeta ‘SI’ – Shifrat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2024 ka pasur një rritje të punëtorëve pa pagesë, që angazhohen pranë bizneseve familjare.

Gjatë 2024-s janë regjistruar 285.108 të punësuar pa pagesë, 3% më shumë se në 2023-shin. Në total, këto punonjës vlerësohen sa 24.2% e forcës së punës në vend.

Duke e analizuar tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet se femrat kanë 1.5 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Vlerësimet e marra nga tregojnë se 32.2 % e femrave të punësuara dhe 17.6 % e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes.

Më shumë se gjysma e këtyre femrave që punojnë pa pagesë në biznesin familjar kanë kryer vetëm arsimin 8/9-vjeçar raporton INSTAT.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë