Bota

Izraeli sulmon spitalin në Gaza, 4 gazetarë mes 20 viktimave

Nga Gazeta ‘Si’- Të paktën 20 persona u vranë në sulmin izraelit ndaj një spitali në Rripin jugor të Gazës, mes të cilëve edhe 4 gazetarë, që punonin për median ndërkombëtare.

Sipas Reuters një nga kameramanët e saj u vra në sulmin në Spitalin Nasser. Tre të tjerët raportohet se kanë punuar për Al Jazeera, Associated Press dhe NBC.

Pamjet tregojnë tym që ngrihet nga spitali kryesor në jug të Gazës.

Të paktën 23 palestinezë janë vrarë që nga agimi i sotëm në sulmet e ushtrisë izraelite (IDF) në Rripin e Gazës. Disa njerëz u vranë në një sulm fillestar dhe të tjerë në një të dytë, i cili ndodhi ndërsa ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, tha Mbrojtja Civile e drejtuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite dhe zyra e kryeministrit thanë se nuk kishin asnjë koment të menjëhershëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë