Njerez

Ndërron jetë në moshën 63-vjeçare gazetari Artur Zheji, pësoi arrest kardiak

Nga Gazeta ‘Si’- Gazetari dhe analisti Artur Zheji, është ndarë nga jeta.

Sipas njoftimit të policisë, Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku ka pësuar arrest kardiak.

Zheji është transportuar me autoambulance drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por pa jetë.

Familjarët e tij kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë