Bota

Trump patrullon rrugët e Uashingtonit me policë dhe ushtri dhe u çon pica oficerëve

Gazeta Si – Donald Trump, i veshur si sherif, iu bashkua forcave të rendit në rrugët e Uashingtonit. Presidenti amerikan u solli pica dhe hamburgerë policisë dhe ushtarëve të Gardës Kombëtare në selinë e tyre në Anacostia, në juglindje të kryeqytetit.

“Ju solla hamburgerë të gatuar nga shefat e kuzhinës së Shtëpisë së Bardhë, por ne e morëm picën nga vendi më i mirë në qytet”, tha presidenti, i cili drejtoi autokolonën e tij nëpër një nga lagjet më të rrezikshme të Uashingtonit.

Miliarderi shoqërohej nga Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi dhe Prokurorja e Përgjithshme e qytetit, Jeanini Pirro, e cila u shërbeu pica oficerëve dhe ushtarëve.

Trump shpjegoi se vendimi u mor për shkak të rritjes së krimit, veçanërisht midis bandave të të rinjve.

“Do të kemi kryeqytetin më të bukur në botë”, tha ai, duke folur para policisë dhe ushtarëve të Gardës Kombëtare në lagjen “Anacostai”.

Presidenti ka deklaruar javët e fundit se Uashingtoni është më i rrezikshëm se Bogota në Kolumbi dhe se qytete të tjera të SHBA-ve, si Çikago dhe Nju Jorku, që sipas tij janë gjithashtu katastrofa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë