Bota

Politico: Takimi trepalësh Trump-Putin-Zelensky mund të zhvillohet në Budapest

Nga Gazeta ‘Si’– Shtëpia e Bardhë po planifikon një takim të mundshëm trepalësh midis Volodymyr Zelensky, Vladimir Putin dhe Donald Trump në Budapest, raporton Politico, duke cituar burime, se Shërbimi Sekret po përgatitet për samitin në Hungari.

Më herët janë diskutuar edhe vende të tjera. Fillimisht ishte Stambolli, me presidentin turk Erdogan që pranoi ta presë këtë samit historik.

Më pas u lakua Vatikani dhe Roma, por kjo pistë u zbeh. Ditën e sotme ishte Zvicra e gatshme të priste takimin trepalësh, me përfaqësuesit e këtij shteti që deklaronin se nuk ka rrezik për arrestimin e Putin.

Dhe tashmë përmendet Budapesti.

Kryemistri i Hungarisë, Orban, ka deklaruar që në krye të herës që nuk i njeh vendimet e gjykatës së Hagës dhe kjo është arsyeja pse takimi i shumëpërfolur mund të zhvillohet pa problem.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë