Bota

Zelenski në Zyrën Ovale me kostum të zi (por pa kravatë). Një gjest relaksimi?

Gazeta Si – Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i veçantë ndodhi në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja e kostumit të zi nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u vu re nga një gazetar dhe presidenti Donald Trump.

Pavarësisht se lideri ukrainas kishte ndryshuar veshjen në krahasim me vizitën e fundit në Zyrën Ovale, ajo që ra në sy ishte mosmbajtja e një kravate, që shumë media e kanë cilësuar si një gjest relaksimi.

“Dukesh fantastik me atë kostum”, tha gazetari Brian Glenn i “Real America’s Voice”, i cili vuri në dyshim zgjedhjen e veshjes së Zelenskit gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë në muajin shkurt.

“Thashë të njëjtën gjë”, tha me zë të lartë Trump. “Je në të njëjtën situatë”, i tha Zelenski Glennit. “Unë ndryshova, ti jo”.

Veshja e Zelenskit u diskutua midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas përpara bisedimeve të së hënës midis udhëheqësit ukrainas dhe Trump, tha një zyrtar evropian, me mirëkuptimin që Zelenski nuk duhet të mbërrijë i veshur me bluzën e tij të zakonshme të gjelbër ushtarake.

Trump ishte i pakënaqur kur Zelenski mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në shkurt i veshur me uniformën e tij ushtarake, duke u ironizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë