Nga Gazeta ‘Si’– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kërkesa kryesore e vendit të tij në samitin e Alaskës është që Rusia të pranojë një armëpushim.
Sipas Ukrainës dhe aleatëve të saj europianë, vetëm një armëpushim i menjëhershëm mund të krijojë bazën për bisedime reale paqeje.
Pas një bisede telefonike që Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi të mërkurën me disa liderë evropianë, dy diplomatë i thanë CNN se Trump kishte shprehur synimin për të shtyrë përpara një marrëveshje armëpushimi në takimin e sotëm, i cili tashmë është në zhvillim.
Nëse Rusia pranon armëpushimin, Ukraina pritet të përqëndrojë përpjekjet e saj në kërkesën tjetër thelbësore: pjesëmarrjen në tryezën e bisedimeve në takimin e ardhshëm.
“Çdo gjë që ka të bëjë me Ukrainën duhet të diskutohet ekskluzivisht me Ukrainën. Ne duhet të përgatisim një format trepalësh për bisedime”, tha Zelensky pas telefonatës së së mërkurës me Trump.
Kievi shpreson që samiti i sotëm të jetë një parathënie për një samit trepalësh mes liderëve të Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ky zhvillim vjen në një moment kritik për përpjekjet ndërkombëtare drejt ndalimit të luftimeve dhe hapjes së një rruge të qëndrueshme drejt paqes në rajon.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




