Nga Gazeta ‘Si’– Vladimir Putin ka marrë një pritje krejt ndryshe nga ajo që iu rezervua Zelenskyt gjatë vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë më herët këtë vit.
Në shkurt, pamë një skenë të jashtëzakonshme kur Zelensky u përball me kritika të ashpëra nga Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa sot, Vladimir Putin shihej duke buzëqeshur teksa u ul pranë Trump-it brenda automjetit presidencial, “The Beast”.
Edhe pa u thënë sipas BBC ende asnjë fjalë, kjo ishte tashmë një fitore për të.
Donald Trump nuk ka arritur ndonjë sukses të prekshëm vetëm duke e sjellë Putinin në Uashington. Por vetë fakti që Putin ka zbritur nga avioni, ka ecur mbi qilimin e kuq dhe është ulur në “The Beast” përbën një arritje të madhe për të.
Sipas BBC ky është një njeri që deri dje ishte një i përjashtuar ndërkombëtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



